Esi Binaj në Radio Wave me podcastin financiar “Të dish dhe të kesh”
Written by radio wave on December 5, 2025
Radio Wave 108 FM sjell një risë për dëgjuesit: Esi Binaj, Account Manager në Credins Invest, prezanton podcastin e ri financiar “Të dish dhe të kesh”. Me mbi 7 vite përvojë në sektorin financiar, Esi sjell një perspektivë të freskët mbi kursimet, investimet dhe planifikimin e të ardhmes, duke e bërë edukimin financiar të thjeshtë dhe të kuptueshëm për të gjithë.
Podcasti do të trajtojë tema si:
- Si të ndërtojmë një bazë financiare të fortë,
- Gabimet më të zakonshme me kursimet,
- Rëndësia e fondeve të investimit,
- Si të marrim vendime të mençura financiare.

Në intervistë pati edhe një fun test për vitin 2045, duke pyetur: a do zhduken paratë fizike? A do paguajmë me skanim syri? Sa do kushtojë një kafe? Esi i mori me humor, por me një mesazh të qartë: e ardhmja është dixhitale dhe vendimet që marrim sot kanë ndikim të madh nesër.
Podcasti “Të dish dhe të kesh” nis shumë shpejt në Radio Wave, duke u bërë një udhërrëfyes praktik dhe argëtues për të gjithë shqiptarët që duan të menaxhojnë më mirë paratë dhe të planifikojnë të ardhmen.