Current track

Title

Artist

Armir Shahini i westside family në qendër të kritikave në Big Brother: Afërsia me Selin Bollatin ndez debat brenda shtëpisë

Written by on January 13, 2026

Armir Shahini po vijon të jetë një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother, kryesisht për shkak të raportit të tij me Selin Bollatin. Që nga ditët e para, afrimiteti mes tyre ka ngjallur diskutime dhe reagime të forta, veçanërisht pasi dyshja përfundoi duke fjetur në një krevat si pjesë e një sfide, situatë që më pas mori një drejtim tjetër.

Sjellja e Armirit ka bërë që banorët të hedhin akuza të drejtpërdrejta ndaj tij, duke vënë theksin te fakti se ai është i martuar jashtë shtëpisë dhe ka fëmijë. Kjo ka ndezur debate të ashpra, ku morali dhe kufijtë personalë janë vënë në pikëpyetje.

Një nga momentet më të komentuara erdhi nga Kejsi, e cila iu drejtua Armirit me tone ironike dhe kritike: “Mili, mili, të dua shumë. Kur shtrihet Selin e kap nga flokët, nga shpatullat. Je 46 vjeç, ajo është 23. Bie në dashuri burri 46-vjeç”. Këto fjalë sollën tension në ambient, ndërsa situata u bë edhe më e ndërlikuar nga reagimi i vetë Selinit.

Selin u shpreh qartë se nuk ndihej rehat me disa prej afrimeve, duke thënë: “Po bën gabim, nga qafa s’më kap njeri. Me mua avash”, duke treguar se edhe ajo e ndjen presionin e situatës dhe vëmendjen që po merr kjo histori.

Kritikat nuk munguan as nga Flori, i cili i foli hapur Armirit: “Shiko çfarë po bën këtu brenda. Del e bën deklarata jam burrë i martuar e tani pst pst. Turp të të vij. Burri i martuar të bëjë këto skena në mes të Big Brother-it”.

Tashmë, marrëdhënia mes Armirit dhe Selinit mbetet një nga temat më të nxehta brenda shtëpisë dhe jashtë saj. Publiku dhe banorët presin të shohin nëse kjo histori do të marrë fund, do të qetësohet apo do të sjellë edhe më shumë tension dhe përplasje në ditët në vijim.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist