Current track

Title

Artist

Kelly i ftuar në wave breakfast show: nga një garazh provash te rikthimi pas 18 vitesh

Written by on January 16, 2026

Kelly rrëfeu se kënga “Nuk di më” (Upstream) ishte projekti që i dha një famë të menjëhershme dhe të madhe falë Top Fest. Një sukses i papritur, për të cilin, siç pranon sot, nuk ishin ende gati – një këngë e vetme që i hodhi menjëherë në qendër të vëmendjes.
Ai tregoi se kënga ka lindur në një garazh provash, në kushte shumë modeste. Për regjistrimin u është dashur të udhëtojnë me furgon drejt një studioje në Lezhë, me bukë me vete dhe me orare të kufizuara udhëtimi, një realitet që sot tingëllon larg, por që e bën historinë edhe më të veçantë.


Pas 18 vitesh, Kelly ka vendosur ta risjellë “Nuk di më” në një remake modern, në bashkëpunim me Big Basta, duke e përshtatur këngën me tingullin e sotëm, pa humbur emocionin origjinal.
Sa i përket Big Brother VIP, Kelly u shpreh se spektakli është një katapultë dhe një rivitalizim i madh për çdo artist. Ai theksoi se kënga e tij me Eglin arriti te publiku shumë shpejt gjatë kohës së transmetimit, duke marrë vëmendje dhe reagim të menjëhershëm.
Në lidhje me garën, Kelly tha se Miri po ecën shumë mirë në Big Brother VIP, ndërsa Selina dhe Brikena i konsideron si kandidate serioze për finale, pjesë e Top 5 vajzave më të forta të këtij edicioni.
“Kam përshtypjen se këtë vit do ta fitojë një vajzë,” – u shpreh ai.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist