Current track

Title

Artist

A$AP ROCKY LIROHET NGA TË GJITHA AKUZAT NË GJYQIN PENAL

Written by on February 21, 2025

Reperi i njohur A$AP Rocky, partneri i këngëtares së famshme Rihanna, është shpallur i pafajshëm dhe liruar nga të gjitha akuzat në një gjyq penal lidhur me një incident që ndodhi në qendër të Los Anxhelosit.

Muzikanti ishte akuzuar për sulm me armë zjarri për një incident që daton nëntorin e vitit 2021, kur ai dyshohej se kishte qëlluar ish-mikun e tij, A$AP Relli, në Hollywood. Pas një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se dy javë, Rocky arriti të fitojë në gjykatë, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Megjithëse ai doli fitues nga ky proces, një e vërtetë e hidhur mbeti – ai nuk është më mik me Relli, me të cilin dikur ndante pjesëmarrjen në grupin A$AP Mob. Pas vendimit të gjykatës, gazetarët e pyetën Rockyn se si ndihej pas humbjes së një shoku të ngushtë të fëmijërisë.

Rihanna, e cila ishte pranë tij, nuk hezitoi të përgjigjej për partnerin e saj. Ajo ngriti dorën dhe tha: “Si mendoni se është ajo ndjenjë?” Ky reagim i saj u vlerësua gjerësisht nga publiku, duke shkaktuar diskutime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

“Nuk ka lojë me të. Unë e di atë dorë, është dora e nënës sime. Kur e pashë, e kuptova se duhej të heshtja. Ajo qëndron për njeriun e saj. Kjo ishte një pyetje kaq e panevojshme dhe e pandjeshme. Përgjigje e shkëlqyer”, ishin disa nga komentet e publikut që u shfaqën pas videos së shpërndarë.

Ky rast ka marrë vëmendje të madhe, jo vetëm për shkak të akuzave, por edhe për mbështetjen e pakusht të Rihanna-s ndaj A$AP Rocky-t, duke e bërë atë një nga temat më të diskutuara në mediat sociale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist