Current track

Title

Artist

ABC NDËRPRET PA AFAT EMISIONIN E JIMMY KIMMEL PAS KOMENTEVE MBI VRASJEN E CHARLIE KIRK

Written by on September 18, 2025

Televizioni amerikan ABC ka ndërprerë transmetimin e emisionit “Jimmy Kimmel Live” për një kohë të pacaktuar, pas komenteve të bëra nga moderatori lidhur me vrasjen e influencuesit konservator Charlie Kirk.

Një zëdhënës i rrjetit në pronësi të Disney konfirmoi vendimin, duke thënë se emisioni nuk do të transmetohet deri në një njoftim të ri. Kjo vjen pas deklaratave të Kimmel në monologun e tij të së hënës mbrëma, ku ai akuzoi mbështetësit e Donald Trump, të njohur si grupi MAGA, se po përpiqeshin të përfitonin politikisht nga vrasja e Kirk.

“Grupi MAGA po përpiqet me çdo kusht të paraqesë djalin që vrau Charlie Kirk si dikë që nuk ka lidhje me ta, ndërkohë që po përpiqen të fitojnë pikë politike nga kjo ngjarje,” tha Kimmel gjatë emisionit.

Moderatori gjithashtu kritikoi vendimin për uljen e flamujve në gjysmë shtize në nder të Kirk, duke shtuar edhe një tallje në drejtim të reagimit të Donald Trump: “Kjo nuk është mënyra si një i rritur vajton vdekjen e një miku. Është mënyra si një katërvjeçar qan kur i ngordh peshku i artë.”

Megjithatë, në ditën e ngjarjes, Kimmel kishte bërë një postim në Instagram ku dënonte sulmin dhe shprehte ngushëllimet për familjen e viktimës.

Për vrasjen e Charlie Kirk është arrestuar një i dyshuar 22-vjeçar, i cili tashmë ka dalë para gjykatës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist