ADROLA DUSHI TRONDIT: “SHTATZËNIA ISHTE MAKTHI MË I MADH I JETËS SIME”
Written by radio wave on September 26, 2025
Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi ka bërë një rrëfim të pazakontë dhe shumë të ndjerë, duke ndarë me publikun përvojën e saj të dhimbshme gjatë shtatzënisë. E ftuar në podcastin e Orinda Hutës, ajo foli hapur për vështirësitë që e shoqëruan në atë periudhë duke e cilësuar si “makthin më të madh të jetës”. Me një sinqeritet të rrallë Adrola pranoi se nga momenti kur mësoi se ishte shtatzënë nisi një periudhë e errët ku vuante çdo ditë dhe ndihej e papërgatitur për të qenë nënë. “Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës time. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës time. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë,” tha ajo duke prekur shumë ndjekës.

Modelja rrëfeu se nuk dinte as të ndërronte pelenat dhe se gjatë asaj kohe nuk i interesonte të ishte shtatzënë. Ajo tregoi madje se në një moment të caktuar kishte menduar edhe heqjen e fëmijës, pasi nuk e dinte çfarë po përjetonte në ato çaste. “As pampersa nuk dija t’i ndërrroja, të gjitha i ka bërë ajo. Nuk më interesonte të isha shtatzënë. Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente,” u shpreh Adrola duke sjellë një moment të dhimbshëm që rrallëherë rrëfehet publikisht nga një figurë e njohur.
Ky rrëfim i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale ku fansat dhe ndjekësit kanë shprehur mbështetje dhe mirënjohje për guximin e modeles që foli kaq hapur për një eksperiencë kaq personale dhe të vështirë.