Current track

Title

Artist

AKON ARRESTOHET, por LIROHET PAS DISA ORËSH

Written by on November 13, 2025

Këngëtari dhe producenti i njohur Akon është ndaluar për pak orë në burgun e qarkut DeKalb, në shtetin e Xhorxhias, SHBA, për shkak të një urdhër-arresti aktiv që ishte lëshuar ndaj tij disa muaj më parë.

Sipas raportimeve të TMZ, artisti 52-vjeçar, me emrin e vërtetë Aliaune Thiam, u vu në pranga nga Policia e Chamblee në mëngjesin e 7 nëntorit, pasi autoritetet zbuluan se kishte një urdhër-arrest të lëshuar nga qyteti Roswell.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Akon u regjistrua në burg dhe u mbajt për disa orë përpara se të lirohej më vonë po atë ditë. Media publikoi gjithashtu fotografinë e arrestimit, ku ai shihet me një shprehje neutrale dhe i veshur me një bluzë të zezë me kapuç.

Sipas The Independent, urdhër-arresti ishte lëshuar rreth dy muaj më parë, pasi këngëtari ishte kapur duke drejtuar makinën me patentë të pezulluar. Incidenti daton në shtator, kur policia e gjeti Akon-in të ndalur në anë të rrugës me Tesla Cybertruck-un e tij, pasi makina kishte mbetur pa bateri.

Gjatë verifikimit, oficerët zbuluan se patentë e tij ishte pezulluar për shkak të mosparaqitjes në gjykatë në janar të vitit 2023. Policia i lëshoi një gjobë, i sekuestroi patentën dhe i konfiskoi një vape të paligjshme që mbante me vete.

Në bazë të këtij incidenti, gjykata e Roswell-it lëshoi urdhër-arrestin, i cili u ekzekutua më 7 nëntor.
Pas ndalimit të shkurtër, Akon u lirua dhe nuk ka bërë ende një deklaratë publike në lidhje me incidentin.

Ngjarja ka shkaktuar jehonë në mediat amerikane, ndërsa fansat e kanë mbrojtur artistin në rrjete sociale, duke e përshkruar arrestimin si një “keqkuptim burokratik”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist