Current track

Title

Artist

Aksesueshmëria

Radio Wave angazhohet që faqja jonë e internetit të jetë sa më e përdorshme dhe e aksesueshme për të gjithë përdoruesit, përfshirë personat me aftësi të kufizuara. Synimi ynë është të ofrojmë një përvojë të qartë, të kuptueshme dhe të navigueshme për çdo vizitor.

Ne synojmë të zbatojmë praktika me të mira të aksesueshmërisë në web, në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare, duke përmirësuar vazhdimisht strukturën, përmbajtjen dhe funksionalitetet e faqes.

Në mënyrë të vazhdueshme punojmë që:

  • faqja të jetë e navigueshme edhe me tastierë;
  • titujt, seksionet dhe linket të jenë të qarta dhe të organizuara logjikisht;
  • elementet vizuale të kenë përshkrime sa herë që është e mundur (p.sh. tekst alternativ);
  • përmbajtja të jetë e lexueshme dhe e kuptueshme në pajisje të ndryshme (telefon/kompjuter).

Kufizime të mundshme:

Disa materiale (p.sh. dokumente të vjetra, përmbajtje e integruar nga palë të treta ose arkiva) mund të mos jenë plotësisht të aksesueshme në çdo rast. Ne punojmë që këto raste t’i reduktojmë gradualisht dhe t’i përmirësojmë.

Na kontaktoni për ndihmë ose për të raportuar një problem

Nëse hasni vështirësi në përdorimin e faqes ose keni sugjerime për përmirësime, ju lutemi na shkruani. Do të përpiqemi të ofrojmë zgjidhje ose alternativë të përshtatshme.

Email: info@radiowave.al



Current track

Title

Artist