ALIDA DUKA LIVE NGA HANNOVER NË “WAVE BREAKFAST SHOW” ME ERGYS BAMÇIN: “SA DUHEMI” REMAKE PËR DASHURINË
Written by radio wave on February 19, 2025
Në episodin e sotëm të “Wave Breakfast Show” me Ergys Bamçin, e ftuar në linjë telefonike ishte këngëtarja Alida Duka, live nga Hannover. Ajo foli për rikthimin e këngës së saj hit “Sa Duhemi (Remake)”, një projekt i përbashkët me Stinen.
Alida u shpreh se kjo këngë, e krijuar fillimisht në vitin 2008, ishte e nevojshme të rikthehej në skenën muzikore, pasi edhe gjeneratat e reja e meritojnë ta dëgjojnë dhe ta kenë në playlistat e tyre. Ajo theksoi se, ndonëse koha ka ndryshuar dhe teknologjia ka sjellë përparësi, krijimtaria muzikore dikur ishte më e pastër dhe më e ndjeshme.
Gjatë intervistës, Ergysi e pyeti se sa e vështirë është të menaxhojë njëkohësisht biznesin dhe muzikën. Alida pranoi se në fillim ishte shumë sfiduese, por me kalimin e kohës ka arritur të përshtatet dhe të gjejë balancën mes të dyjave.
Në përfundim të bisedës, ajo dha një mesazh të veçantë për dëgjuesit e Radio Wave në lidhje me këngën “Sa Duhemi”: “Duajeni njëri-tjetrin!”