Current track

Title

Artist

ANISA MEHMETI LIVE NË WAVE BREAKFAST SHOW: TURIZMI SHQIPTAR NË FOKUSIN E ITB BERLIN

Written by on March 4, 2025

Anisa Mehmeti, përfaqësuese e VAS Group, ishte e ftuar sot në **Wave Breakfast Show** me Ergys Bamcin, ku ndau eksperiencën e saj nga ITB Berlin, një nga panairet më të mëdha të turizmit në botë. Aktualisht, ajo ndodhet në Gjermani për të përfaqësuar turizmin shqiptar dhe tregoi se panairi është i mbushur me Shqipërinë, duke tërhequr një interes të jashtëzakonshëm nga vizitorët dhe partnerët ndërkombëtarë.

“ITB Berlin është një mundësi e shkëlqyer për shkëmbime mes furnitorëve, sektorit incoming dhe outbound. Është një panair strategjik, pasi jo vetëm që forcon marrëdhëniet me partnerët ekzistues, por ka edhe potencial të madh për të krijuar partneritete të reja,” tha Mehmeti gjatë intervistës.

Turizmi 2025 – Teknologjia në qendër të vëmendjes

E pyetur për tendencat e turizmit në 2025, Mehmeti u shpreh se teknologjia do të ketë një rol kyç, duke theksuar nevojën për të punuar me aplikacione dhe platforma online për të përmirësuar përvojën turistike dhe menaxhimin e shërbimeve.

Në lidhje me planet e VAS Group, ajo tregoi se kompania tashmë ka një zyrë në Vjenë dhe ka një interes të madh për zgjerim të mëtejshëm. “Në këtë panair po kuptojmë edhe më shumë se duhet të rritemi, sepse interesi është i jashtëzakonshëm,” shtoi ajo.

Mesazhi i Anisa Mehmetit

Në fund të intervistës, Mehmeti dha një mesazh të qartë për të gjithë: “Duhet të udhëtojmë sa më shumë dhe të eksplorojmë sa më shumë!”. Një thirrje për të gjithë ata që e duan turizmin dhe aventurën, duke zbuluar jo vetëm bukuritë e Shqipërisë, por edhe të gjithë botës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist