Current track

Title

Artist

Arilena Ara konfirmohet si prezantuesja e “Festivalit të Këngës” 2024

Written by on December 5, 2025

Pas javësh spekulimesh dhe emrash të përfolur, është zyrtarizuar: Arilena Ara do të jetë moderatorja e edicionit të këtij viti të “Festivalit të Këngës”. Lajmi është publikuar nga popart.al dhe më pas është konfirmuar edhe nga vetë artistja përmes një postimi në Instagram.

Këngëtarja rikthehet në skenën e festivalit, por këtë herë në një rol të ri, atë të prezantueses. Arilena, e cila fitoi “Festivalin e Këngës” në vitin 2019, do të drejtojë netët live të edicionit të 64-të bashkë me Salsano Rrapin.

Detaje të tjera për konceptin e prezantimit, organizimin e mbrëmjeve dhe mundësinë e bashkëprezantuesve të tjerë pritet të publikohen së shpejti nga RTSH.

Festivali i 64-t i Këngës në RTSH do të mbahet më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist