ARMANDO BROJA NUK ËSHTË MË VETËM, NJIHUNI ME VAJZËN QË I KA RRËMBYER ZEMRËN
Written by radio wave on March 4, 2025
Ylli i futbollit shqiptar, Armando Broja, ka marrë vëmendjen e mediave pasi publikoi një foto që lë të kuptohet se nuk është më beqar. Pas një periudhe të trazuar në karrierën e tij sportive dhe ndarjes nga influencera britanike Jade Alyssa Wills, sulmuesi shqiptar duket se ka gjetur ekuilibrin e tij të ri – dhe këtë herë, ai vjen nga rrënjët e tij.
Sipas burimeve të sigurta për “Revista Class”, zemra e Brojës tashmë rreh për Sindin, një vajzë shqiptare nga Përmeti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E panjohur deri më tani për publikun, Sindi ka vendosur të qëndrojë larg vëmendjes së rrjeteve sociale dhe ka vetëm një profil privat me shumë pak ndjekës në Instagram.
Nuk dihet ende se si çifti është njohur apo sa kohë kanë që janë bashkë, por një gjë është e sigurt: Broja duket më i qetë dhe i lumtur, duke treguar se ndoshta më në fund ka gjetur dikë që i përshtatet. Tani mbetet vetëm një pyetje: Do të bëhet dasmë madhështore, apo do ta lërë edhe këtë “në pritje”, siç ndodh ndonjëherë me golat e tij në fushë? 😄