ASLLANI DëRGON ShqipëriNë ZYRTARISHT në PLAYOFF! FIFA WORLD CUP 2026 NJë HAP LARG
Written by radio wave on November 14, 2025
Kombëtarja shqiptare ka ndezur emocionet e tifozëve në mbarë vendin, pasi sot regjistroi një fitore të artë në transfertë ndaj Andorrës, duke e mbajtur gjallë ëndrrën e madhe për një vend në Kampionatin Botëror. Me rezultatin minimal 0-1, kuqezinjtë i shtuan vetes tre pikë jetike në garën e nxehtë të Grupit K.
Protagonist i mbrëmjes ishte Kristjan Asllani, i cili në minutën e 67-të goditi saktë dhe solli shpërthimin e festës shqiptare. Goli i tij jo vetëm vulosi fitoren, por gjithashtu e çoi Shqipërinë në kuotën e 14 pikëve, duke blinduar vendin e dytë që siguron pjesëmarrjen në play-off.

Ndërkohë, Anglia mbetet e pakapshme në krye të grupit, pasi triumfoi ndaj Serbisë dhe u ngjit në 21 pikë. Sfida e radhës dhe e fundit për këto kualifikime do të zhvillohet të dielën në “Air Albania”, ku Shqipëria pret pikërisht Anglinë në një ndeshje që pritet me entuziazëm maksimal.
Kuqezinjtë janë më pranë se kurrë një arritjeje historike, dhe i gjithë vendi po pret me emocion momentin që mund të bëhet pjesë e historisë së futbollit botëror.