Current track

Title

Artist

Author: radio wave

Page: 23

Spanja ka nisur festimet madhështore pas triumfit në Kupën e Botës 2026. Kampionët e rinj të botës u pritën si heronj në Madrid, ku mijëra tifozë pushtuan rrugët për të festuar suksesin historik të kombëtares. Futbollistët parakaluan me autobusin e hapur nëpër kryeqytet, duke përshëndetur turmat që i shoqëruan me flamuj, këngë dhe brohoritje gjatë […]

Ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, ka bërë bujë në rrjetet sociale, por këtë herë jo për paraqitjet e tij në fushën e lojës. Futbollisti ka surprizuar fansat me një ndryshim të dukshëm në pamjen e fytyrës, duke nxitur menjëherë diskutime në internet. Sipas mediave braziliane, sulmuesi i është nënshtruar një procedure estetike të […]

Muzika tradicionale shqiptare do të dëgjohet në një nga produksionet më të mëdha kinematografike të viteve të fundit. Artistët shqiptarë Ervis Rapaj dhe Grupi Argjiro kanë konfirmuar se janë bërë pjesë e filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan, duke sjellë në ekran tingujt autentikë të iso-polifonisë shqiptare. Ervis Rapaj zbuloi se pati mundësinë […]

Reperi kanadez Drake është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për muzikën. Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës i kushtoi artistit një bast gjigant prej 1.28 milionë eurosh. Pak para finales, Drake zbuloi në rrjetet sociale se kishte vendosur të mbështeste Argjentinën, duke besuar se Lionel Messi […]

Një detaj i fundit në Instagram ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Dy artistët nuk ndiqen më në rrjetin social, duke bërë që fansat të nisin menjëherë aludimet se marrëdhënia e shumëpërfolur mes tyre mund të ketë marrë fund. Prej muajsh, Ledri dhe Xhensila janë komentuar për një […]

Andrew dhe Tristan Tate janë arrestuar në Miami nga autoritetet amerikane, pas një kërkese për ekstradim të bërë nga Mbretëria e Bashkuar. Dy figurat e njohura të rrjeteve sociale, të cilat kanë miliona ndjekës, kërkohen nga drejtësia britanike për t’u përballur me akuza të rënda penale, përfshirë përdhunim, trafikim të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual […]

Spanja ka shkruar historinë duke triumfuar në finalen e Kupës së Botës 2026 dhe duke mposhtur Argjentinën me rezultatin 1-0. “La Roja” zhvilloi një ndeshje dominuese dhe krijoi disa mundësi të rrezikshme, por përballë saj gjeti një Emiliano Martínez në formë të jashtëzakonshme. Portieri argjentinas ndali disa tentativa të rrezikshme, përfshirë edhe një goditje të […]

Spanja nuk mjaftoi vetëm me trofeun e Kupës së Botës 2026. Kampionët e rinj dominuan edhe në çmimet individuale, duke marrë tre nga katër vlerësimet më të rëndësishme të turneut. Rodri u shpall lojtari më i mirë i Botërorit, pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në mesfushë dhe një roli vendimtar në rrugëtimin e Spanjës drejt […]

Lionel Scaloni nuk arriti t’i përmbante emocionet pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026. Trajneri argjentinas u shfaq i përlotur gjatë konferencës për shtyp, ku foli për rrugëtimin e skuadrës dhe për vështirësinë e madhe për të krijuar sërish një grup me të njëjtën forcë dhe lidhje. Scaloni pranoi […]

Wayne Rooney nuk e fshehu aspak zhgënjimin e tij nga spektakli muzikor i zhvilluar gjatë pushimit të finales së Kupës së Botës 2026. Gjatë transmetimit live në BBC Sport, ish-kapiteni i Anglisë komentoi me ironi performancën, duke thënë se momenti i tij i preferuar ishte pikërisht kur shfaqja përfundoi. Sipas Rooney, një finale e Kupës […]


Current track

Title

Artist