Current track

Title

Artist

BAD BUNNY PËRJASHTON SHBA-NË NGA TURNEU BOTËROR, JA SHKAKU…

Written by on September 12, 2025

Reperi i famshëm portorikan, Bad Bunny, ka konfirmuar se nuk do të përfshijë ShBA-në në turneun e tij të ardhshëm botëror, duke e justifikuar këtë vendim me frikën për sigurinë e fansave latino-amerikanë.

Në një intervistë për revistën iD, fituesi tre herë i çmimit Grammy u pyet nëse shqetësimet për deportimet masive të latino-amerikanëve kishin ndikuar në këtë vendim, dhe ai u përgjigj hapur: “Sinqerisht, po. Kishte shumë arsye pse nuk u shfaqa në ShBA dhe asnjëra prej tyre nuk ishte nga urrejtja. Kam performuar atje shumë herë. Të gjitha koncertet ishin të suksesshme. Të gjitha ishin madhështore”, tha ai.

Bad Bunny shtoi se bastisjet e Zyrës së Imigracionit dhe Doganave (ICE) janë rritur ndjeshëm që prej rizgjedhjes së Donald Trump, me agjencinë që thuhet se tani synon një minimum prej 3,000 arrestimesh në ditë.

Megjithëse vendimi i tij ka zhgënjyer fansat amerikanë, ai theksoi se ata mund ta ndjekin nga afër në Porto Riko, ku ai ka rezidencën aktuale, përpara nisjes së turneut global në nëntor.

Mungesa e datave në ShBA për turneun, që mbështet albumin e tij të gjashtë “Debi Tirar Mas Fotos”, ka ndezur spekulime në rrjetet sociale që prej majit, kur u bë njoftimi zyrtar.

Ky vendim i Bad Bunny pasqyron tensionet e rritura për çështjen e emigracionit në ShBA dhe ka hapur një debat të gjerë mbi ndikimin e politikave të reja tek artistët dhe komunitetet latino.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist