BEBE REXHA SHKËLQEN NË DUBAI ME NJË VIDEO PLOT ENERGJI
Written by radio wave on February 27, 2025
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar një video të re nga Dubai, ku shihet duke bërë “gëzuar” me një mashkull misterioz.
Artistja e njohur ka qëndruar këto ditë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi ishte e ftuar speciale për të performuar në një event të organizuar nga “Naked Heart Foundation”, një organizatë bamirësie.
Në videon e shpërndarë në Instagram Story, Bebe shihet duke ngritur një gotë në shenjë feste, ndërsa pranë saj ndodhet një mashkull, identiteti i të cilit nuk dihet. Gjithsesi, ajo që e bën edhe më të veçantë këtë moment është e qeshura e saj karakteristike, e cila lë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë romancë të re, por thjesht për një moment gazmor me një person nga stafi i saj.
Rexha, e njohur për humorin e saj në rrjetet sociale, shpesh ndan momente spontane nga përditshmëria e saj, duke mbajtur të angazhuar miliona fansa anembanë botës. Ndërkohë, kujtojmë që pak para Shën Valentinit, këngëtarja 34-vjeçare konfirmoi se është beqare, pasi i dha fund lidhjes së saj me arkitektin grek, Simos Liakos.
Pas ndarjes, Bebe është fokusuar te karriera dhe koncertet e saj, duke vijuar të jetë një prej emrave më të kërkuar në industrinë muzikore globale.