Current track

Title

Artist

BEN AFFLECK SHFAQET NË SHOQËRINË E NJË GRUAJE MISTERIOZE NË LOS ANGELES

Written by on November 6, 2025

Aktori i njohur amerikan, Ben Affleck, është fotografuar së fundmi në Los Angeles në shoqërinë e një gruaje misterioze, duke ngjallur kureshtje për jetën e tij private pas ndarjes nga Jennifer Lopez.

53-vjeçari u pa teksa ecte pranë një BMW-je luksoze, ndërsa brunja shoqëruese u fut në automjetin e tij. Ende nuk dihet nëse ajo është një njohje profesionale apo një lidhje personale, por pamjet kanë bërë shpejt xhiron e mediave rozë ndërkombëtare.

Affleck, i njohur për stilin e tij të përmbajtur dhe paraqitjet elegante, këtë herë kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë e verore: një xhaketë bezhë mbi një këmishë rozë, duke ruajtur imazhin e tij karakteristik.

Pas ndarjes së bujshme nga Jennifer Lopez vitin e kaluar, aktori nuk ka konfirmuar asnjë marrëdhënie të re. Megjithatë, shfaqja e tij e fundit ka rikthyer në qendër të vëmendjes pyetjet mbi statusin e tij sentimental.

As vetë Affleck nuk ka reaguar lidhur me fotot, duke lënë publikun në pritje të sqarimeve për identitetin e gruas që e shoqëronte.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist