Current track

Title

Artist

Bérenger Thibaut, francezi me zemër shqiptare që po prezanton Shqipërinë tek turistët francezë

Written by on December 15, 2025

Bérenger Thibaut, themelues i agjencisë turistike Vacances Albanie, ishte i ftuar në Radio Wave, ku ndau një histori të veçantë që lidh origjinën, pasionin dhe dashurinë për Shqipërinë. Një rrëfim frymëzues për një francez që sot e quan këtë vend shtëpinë e tij të dytë.

Gjatë intervistës, Bérenger zbuloi një fakt surprizues që i ka dhënë edhe më shumë kuptim lidhjes së tij me Shqipërinë. Pas kryerjes së një testi ADN-je, ai ka mësuar se 90 për qind e origjinës së tij është shqiptare. Sipas tij, ky zbulim shpjegon ndjesinë e fortë të përkatësisë që ka ndier gjithmonë ndaj vendit dhe kulturës shqiptare.

Prej vitesh, ai organizon ture turistike 8-ditore për vizitorët francezë, duke i çuar ata në disa nga destinacionet më autentike dhe të bukura të Shqipërisë. Itinerari përfshin Beratin, Krujën, Durrësin, Rivierën Shqiptare, Pogradecin, Korçën dhe Sarandën, me kthim final në Tiranë. Një udhëtim i konceptuar për të bashkuar detin, malin, historinë, kulturën dhe jetën urbane në një përvojë të vetme.

Sipas Bérenger-it, ajo që i mahnit më shumë turistët francezë është mikpritja shqiptare, gastronomia tradicionale dhe pijet karakteristike, të cilat krijojnë menjëherë një lidhje emocionale me vendin. “Shqipëria është si një Francë e vogël”, shprehet ai, “me të gjitha bukuritë e përqendruara në një territor të vetëm”.

Ai theksoi gjithashtu se vetëm gjatë këtij viti, rreth 400 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë, duke u larguar me përshtypje shumë pozitive dhe me dëshirën për t’u rikthyer. Për shumë prej tyre, Shqipëria është një zbulim i papritur, por jashtëzakonisht i dashur.

Një nga momentet më të veçanta të tureve mbetet vizita në Krujë, ku turistët njihen nga afër me prodhimin tradicional të qelesheve. Bérenger vuri në dukje se kjo zejtari e rrallë sot praktikohet vetëm nga tre punishte në të gjithë vendin, duke e kthyer këtë eksperiencë në një pasuri kulturore të gjallë që emocionon veçanërisht vizitorët e huaj.

Përmes punës dhe pasionit të tij, Bérenger Thibaut po kontribuon drejtpërdrejt në promovimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë n


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist