Current track

Title

Artist

Bora Zemani MOHON ZëRAT: “Lajmi për ndarjen tonë? Plotësisht i pavërtetë”

Written by on November 19, 2025

Bora Zemani ka sqaruar sot publikisht lajmet që qarkulluan prej ditësh për një ndarje të mundshme mes saj dhe Donald Veshajt. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, moderatorja tregoi se lajmin e ka mësuar rastësisht… ndërkohë që kishte postuar një foto të Donaldit.

“Unë e mora vesh që ishte shpërndarë një lajm për ndarjen tonë kur postova një foto të Donaldit. M’u mbush Instagrami me mesazhe të njerëzve që thonin: ‘Ua shyqyr, nuk qenkeni ndarë’. Aty thashë: ‘Çfarë po ndodh këtu?!’”, u shpreh Bora, duke e cilësuar gjithë situatën absurde.

Ajo shtoi se thashethemet u përhapën pa asnjë bazë dhe se mjaftonte një kontroll i thjeshtë për të kuptuar se lajmi ishte i pavërtetë.

“Vazhdonte kjo puna me mesazhe derisa bëhem kurioze dhe kërkoj për lajme. Dhe thonin arsye si xhelozi, apo që kemi fshirë fotot, që s’ndiçemi më… Gjë që s’ishte fare e vërtetë. Janë këto zhurmat që bëhen kot, nga hiçi. Duhet kuptuar që njerëzit kanë edhe jetën e tyre private,” tha ajo.

Me këtë deklaratë të drejtpërdrejtë, Bora i ka dhënë fund një herë e mirë spekulimeve, duke konfirmuar se raporti i saj me Donaldin vijon normalisht, pavarësisht “zërave” që shpesh lindin në rrjet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist