Callum Turner vendos kufij në karrierë: “Puthjet e mia janë vetëm për Duan”
Written by radio wave on December 16, 2025
Aktori britanik Callum Turner ka tërhequr vëmendjen e showbiz-it ndërkombëtar me një deklaratë të sinqertë për revistën Variety, ku ka zbuluar se tashmë po kërkon role që nuk përfshijnë skena puthjeje me koleget e tij në ekran.
Ky vendim lidhet drejtpërdrejt me dëshirën e aktorit për të mbrojtur jetën e tij private dhe për të ruajtur harmoninë në marrëdhënien me partneren e tij, superyllin e muzikës pop, Dua Lipa. Turner nuk e ka fshehur aspak motivin pas këtij qëndrimi, duke theksuar se për të kufijtë mes profesionit dhe ndjenjave personale janë shumë të qarta.
“Edhe pse është pjesë e punës sime, puthjet e mia janë vetëm për Duan”, ka deklaruar ai, një fjali që menjëherë u bë kryefjalë në mediat rozë dhe rrjetet sociale.

Aktori ka shtuar se në këtë fazë të karrierës po përqendrohet në projekte që i japin hapësirë të shfaqë talentin dhe thellësinë artistike, pa u përfshirë në situata që mund të krijojnë tension, keqkuptime apo presion të panevojshëm në jetën e tij personale.
Ky qëndrim është pritur me interes dhe simpati nga fansat, të cilët e konsiderojnë si një hap të guximshëm dhe të rrallë në industrinë e filmit, ku kufijtë personalë shpesh anashkalohen në emër të rolit.
Vendimi i Turnerit ka hapur gjithashtu diskutime më të gjera mbi etikën në botën e kinemasë dhe mënyrën se si aktorët mund të menaxhojnë marrëdhëniet personale, duke balancuar detyrimet profesionale me respektin ndaj partnerit. Kujtojmë se Callum Turner dhe Dua Lipa janë bashkë prej një kohe dhe tashmë të fejuar, duke e bërë këtë deklaratë edhe më domethënëse për publikun.