CALUM TURNER PËR DUA LIPËN: “DESHIROJ VETËM TË JEM PRANË SAJ PËRGJITHMONË”
Written by radio wave on September 12, 2025
Aktorit britanik Calum Turner i mjafton një dëshirë e vetme për të ardhmen: të qëndrojë gjithmonë pranë të fejuarës së tij, Dua Lipës.
Në një intervistë për emisionin Etalk, 35-vjeçari u pyet për planet e tyre si çift dhe u shpreh shkurt, por me ndjenja të forta:
“Thjesht të jemi bashkë, përgjithmonë.”

Historia e dashurisë mes dy yjeve nisi në janar 2024, ndërsa thashethemet për fejesën u përhapën në dhjetor, pasi Dua publikoi foto ku shihej me një unazë diamanti në gisht. Konfirmimi zyrtar erdhi në qershor 2025, kur këngëtarja e hitit “Houdini” foli për herë të parë në një intervistë për British Vogue.
“Po, u fejuam. Është shumë emocionuese. Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të ndarë jetën dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë,” tha Dua Lipa.
Çifti duket më i dashuruar se kurrë, ndërsa fansat presin me padurim të shohin hapat e radhës në historinë e tyre romantike.