Current track

Title

Artist

News

Page: 11

Avokatja Erjola Lami ishte sot e ftuar në studion e Radio Wave, ku gjatë një interviste të drejtpërdrejtë theksoi rëndësinë thelbësore të konsulencës ligjore përpara nënshkrimit të çdo kontrate, si për individët ashtu edhe për bizneset. Sipas saj, zgjedhja për t’u këshilluar me një profesionist ligjor që në hapat e parë të një biznesi është […]

Chris Rea, këngëtari dhe autor i njohur britanik, i cili u bë ikonë e muzikës festive me hitin “Driving Home for Christmas”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij për agjencinë britanike të lajmeve Press Association. Sipas deklaratës zyrtare, Rea u shua në spital pas një sëmundjeje të shkurtër. […]

Një incident i tensionuar është regjistruar së fundmi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku banorët Ilir Vrenozi dhe Juxhin Plovishti u përfshinë në një përplasje të ashpër verbale, e cila për pak sa nuk degjeneroi në dhunë fizike. Nga pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, situata duket se ka nisur pas një […]

Në vigjilje të Krishtlindjes, Katedralja “Shën Pali” në Tiranë u mbush me besimtarë katolikë që u mblodhën për të ndjekur meshën e shenjtë të drejtuar nga Imzot Arjan Dodaj. Ceremonia u zhvillua në një atmosferë reflektimi dhe qetësie, duke përcjellë mesazhe të forta shpirtërore për festën e lindjes së Krishtit. Gjatë predikimit, Imzot Dodaj theksoi […]

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka deklaruar se mund t’i nevojiten edhe “disa javë të tjera” për të përpunuar mbi një milion dokumente shtesë që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein. Dokumentet janë zbuluar nga prokurorët federalë dhe FBI-ja dhe përbëjnë një volum të konsiderueshëm materialesh që, sipas autoriteteve, kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm. Kjo vonesë ka shkaktuar […]

Papa Leo u ka bërë thirrje të gjithë të krishterëve që mesazhi i Krishtlindjes të mos mbetet vetëm simbolik, por të kthehet në veprim konkret në ndihmë të të varfërve dhe të huajve. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se refuzimi i ndihmës për njerëzit në nevojë është i barasvlershëm me refuzimin e vetë Zotit. […]

Me zërin e saj mezosoprano dhe energjinë pozitive që e karakterizon, Semeli Beqiraj solli një atmosferë të vërtetë festive Krishtlindjeje në studio, duke performuar live dhe duke e kthyer radion në një festë të mirëfilltë muzikore. Interpretimi i saj u prit me entuziazëm, duke dëshmuar edhe një herë se prania e saj në skenë nuk […]

Maria Messi, motra e legjendës së futbollit Lionel Messi, është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku që ka tronditur familjen dhe opinionin publik. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pasi Maria ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të automjetit, duke humbur kontrollin e makinës dhe duke u përplasur me një mur. Aksidenti ka qenë i fortë […]

Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania” pritet të shënojë një moment të veçantë në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të parë, në shtëpinë më të ndjekur në vend do të jetë pjesë një banor i verbër, një risi që shihet si hap i rëndësishëm drejt përfshirjes, barazisë dhe përfaqësimit real në […]

Egla Ceno duket se nuk ka ndër mend t’i ndahet dramave të showbiz-it shqiptar as në këto ditë. Këtë herë, aktorja ka zgjedhur ironinë për të komentuar një deklaratë të fundit të Luiz Ejllit në Fan Club, si edhe përgjigjen që ai i dha kritikës së Anaid Kalotit. Gjatë një prononcimi, Luizi u shpreh se […]


Current track

Title

Artist