Current track

Title

Artist

News

Page: 34

Këngëtarja Enxhi Ngota ishte sot e ftuar në Radio Wave, ku ndau me publikun atmosferën, historinë dhe ndjesinë që fshihet pas këngës së saj të re “A je ti”. Projekti vjen me një frymë intime dhe personale, pasi teksti është shkruar nga vetë Enxhi, gjatë pushimeve verore pranë detit, në një moment reflektimi dhe qetësie. […]

Showbizi shqiptar është tronditur nga lajmi më i fundit që ka bërë bujë në rrjete sociale: një nga çiftet më të dashura të publikut, Klea Huta dhe Elgit Doda, duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare. Në emisionin “MCN”, gazetari Elton Tozaj zbuloi se dyshja nuk janë më bashkë dhe se Elgiti […]

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, po hyn me stil në elitën e futbollit dhe të luksit spanjoll. Sipas mediave prestigjioze El País dhe El Periódico, 18-vjeçari është bërë pronari i një prej pronave më ikonike të Spanjës – vilës ku dikur jetonin së bashku Shakira dhe Gerard Piqué. Rezidenca ndodhet në lagjen ekskluzive […]

Pas një beteje ligjore që zgjati plot tre vjet, Dani Alves është shpallur përfundimisht i pafajshëm më 28 mars 2025. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së u lirua pas 14 muajsh burg, pasi gjykata hodhi poshtë akuzat për sulm ndaj një gruaje në një klub nate në Barcelonë. Tani, jeta e tij ka marrë një […]

Reperi dhe biznesmeni i njohur Sean Diddy Combs, një nga figurat më të fuqishme të industrisë muzikore amerikane, do të lirohet më 8 maj 2028. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Byrosë së Burgjeve në SHBA, ku aktualisht Combs po qëndron në një qendër paraburgimi në Brooklyn. Megjithatë, burime brenda sistemit penitenciar theksojnë se […]

Sot në studion e Radio Wave ishte i ftuar fotografi i njohur dhe plot energji pozitive, Sonny K. Elson, i cili solli një këndvështrim ndryshe mbi Tiranën — qytetin që ai e sheh si një muze të gjallë ngjyrash, emocionesh dhe kontrastesh. Sonny tha se Tirana ka nevojë për jetë, për më shumë gjallëri, për […]

Në valët e Radio Wave, atmosfera ishte plot ngjyra dhe energji, falë të ftuarës speciale Marsela Laca – e njohur ndryshe si Marsi i “Marsi Salon”. Me mbi 25 vite përvojë në botën e flokëve dhe të ngjyrave, ajo ndau me dëgjuesit këshilla të vlefshme për kujdesin, prerjen dhe stilimin e flokëve. Gjatë bisedës, Marsi […]

Filmi më i ri i Netflix-it, “A House of Dynamite”, me regji nga fituesja e Oscar-it Kathryn Bigelow, ka ndezur debat të gjerë që pas publikimit të tij. Projekti kinematografik, që trajton një skenar dramatik të një sulmi bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara, ka ndarë publikun mes entuziazmit dhe zhgënjimit. Ngjarjet zhvillohen 18 minuta pasi […]

Në episodin më të fundit të podcast-it të tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve lokale, duke u ndalur te kandidatura e aktorit të humorit Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranës. Me tone ironike, Rama e përmendi përzgjedhjen e opozitës si një “sfidë humoristike” ndaj Partisë Socialiste, duke kujtuar se […]

Pas muajsh të tërë thashethemesh dhe aludimesh, Katy Perry dhe Justin Trudeau kanë bërë më në fund paraqitjen e tyre të parë publike si çift. Dyshja u shfaqën në një mbrëmje kabareje në “Crazy Horse” në Paris, ku festuan ditëlindjen e 41-të të këngëtares. Në fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare, Perry u pa me […]


Current track

Title

Artist