Current track

Title

Artist

ÇERMEN VALIEV FITON MEDALJE ARGJENDI NË BOTËRORIN E MUNDJES NË KROACI

Written by on September 16, 2025

Mundësi shqiptar Çermen Valiev ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Kroaci, duke u renditur i dyti dhe duke siguruar medaljen e argjendtë në peshën 74 kg.

Valiev arriti deri në finalen e madhe, ku u përball me japonezin Takashai. Pas një ndeshjeje të fortë, sportisti shqiptar u mposht me rezultatin 8-2, por gjithsesi suksesi i tij mbetet një arritje madhore për sportin shqiptar, duke qenë se bëhet fjalë për nivelin më të lartë botëror.

Rrugëtimi i Valiev në këtë kampionat ka qenë mbresëlënës:

  • Në ndeshjen e parë ai triumfoi ndaj mongolit Erdenabat me shifrat 12-2.
  • Më pas eliminoi përfaqësuesin e Belgjikës, Ibragim Veliev.
  • Në çerekfinale zhvilloi një përballje të vështirë me amerikanin Devid Aron, të cilin e mposhti 7-5.
  • Në gjysmëfinale, Valiev tregoi forcë e vendosmëri duke fituar 6-4 ndaj rusit Sidakov.

Ky sukses i fundit i shtohet historikut të arritjeve të tij, pasi Valiev mbahet mend edhe për faktin se i solli Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori, duke u bërë një emër i pavdekshëm i sportit shqiptar.

Në këtë rast të veçantë, Radio Wave uron Federatën Shqiptare të Mundjes dhe presidentin e saj, z. Sahit Prizreni, për sukseset e njëpasnjëshme që e kanë kthyer mundjen në sportin më të rëndësishëm të Shqipërisë. Ky rezultat dëshmon qartë përkushtimin, vizionin dhe punën e palodhur që po bëhet për të ngritur flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist