Current track

Title

Artist

CHRIS MARTIN I COLDPLAY REAGON PËR HERË TË PARË MBI SKANDALIN E “PUTHJES NË KAMERË”

Written by on August 21, 2025

Vokalisti i “Coldplay”, Chris Martin, ka thyer më në fund heshtjen rreth incidentit famëkeq të “puthjes në kamerë”, që u bë një nga momentet më të komentuara në rrjetet sociale pak më shumë se një muaj më parë.

Si kujtesë, gjatë një koncerti në Boston, një çift u kap nga kamera duke shkëmbyer një moment intim. Videoja u bë menjëherë virale dhe u zbulua se të dy ishin drejtues të lartë të një kompanie teknologjike – CEO dhe drejtoresha e Burimeve Njerëzore në “Astronomer” – duke shkaktuar një valë të madhe reagimesh.

Deri tani, Martin kishte preferuar të mos e komentonte drejtpërdrejt ngjarjen, edhe pse shpesh bënte shaka me çiftet në publik gjatë shfaqjeve. Por kjo ndryshoi në koncertin e mbajtur më 18 gusht në Hull.

Ndërsa lexonte pankartat e fansave, ai pa një mbishkrim nga një person që e kishte ndjekur grupin “tri herë në tre muaj”, përfshirë edhe koncertin e Bostonit. Martin reagoi me humor:
“Ti ishe në atë koncert të Bostonit… Epo, faleminderit që u ktheve pas atij rasti”.

Më tej ai shtoi:
“Ne kemi bërë Jumbotron për një kohë të gjatë dhe vetëm kohët e fundit ndodhi ajo gjë. Jeta të hedh limonë, ti duhet të bësh limonadë. Kështu që do të vazhdojmë ta përdorim, sepse na pëlqen të përshëndesim disa prej jush”.

Megjithatë, Martini nuk e la pa një paralajmërim me humor për publikun:
“Kjo quhet jumbotron dhe ne e kemi bërë për një kohë të gjatë, zgjedhim njerëz për t’i përshëndetur dhe ndonjëherë ata rezultojnë të jenë një skandal ndërkombëtar. Por shumicën e kohës thjesht duam të themi përshëndetje. Tani të gjitha këto gjëra… Do të bëjmë kamerën tonë të puthjeve, kështu që nëse nuk jeni gati të përfundoni në lajmet ndërkombëtare, më mirë shmanguni”.

Komenti i tij u prit me duartrokitje dhe të qeshura nga fansat, duke treguar edhe një herë stilin e veçantë me të cilin Chris Martin di të kthejë një incident në një moment të lehtë dhe plot humor.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist