Current track

Title

Artist

Çmimet marramendëse të biletave për Botërorin 2026 ndezin revoltë globale mes tifozëve

Written by on December 12, 2025

Botërori 2026 ende pa nisur ka hyrë në qendër të kritikave, pasi listat e reja të çmimeve të biletave kanë shkaktuar zemërim të gjerë tek tifozët. Shifrat e publikuara kapin nivele shumë më të larta se ato të premtuara fillimisht nga FIFA, me disa kategori që arrijnë deri mbi 8 mijë dollarë, duke e bërë pjesëmarrjen në ndeshjet më prestigjioze pothuajse të paarritshme për publikun e zakonshëm.

Organizata ndërkombëtare e tifozëve FSE ka reaguar ashpër, duke i cilësuar këto çmime si “zhvatëse” dhe “tradhti monumentale”. Në deklaratën e tyre, ata i bënë thirrje FIFA-s të pezullojë menjëherë shitjet dhe të rishikojë politikat e tarifimit, duke paralajmëruar se kjo situatë po dëmton besimin e tifozëve në turneun më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Megjithë reagimet e forta, FIFA ka vijuar me fazën e tretë të aplikimeve për bileta, e cila funksionon përmes një shorti të rastësishëm. Tifozët, ndërkohë, janë të zhgënjyer jo vetëm nga çmimet, por edhe nga mungesa e garancisë se do të përzgjidhen për ndeshjet që dëshirojnë. Kjo ka shtuar ndjesinë e pasigurisë dhe frustrimit në një proces që për shumëkënd duhet të ishte transparent dhe i drejtë.

Ndërsa presioni publik po rritet, FIFA gjendet përballë një sfide serioze për rikthimin e besimit të tifozëve dhe shmangien e një skandali të mundshëm përpara fillimit të Botërorit 2026.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist