Current track

Title

Artist

Dafina Zeqiri ndryshon lokacionin e koncertit “Supernova” për shkak të zgjedhjeve

Written by on December 10, 2025

Dafina Zeqiri ka njoftuar zyrtarisht se koncerti i saj madhështor “Supernova”, i planifikuar të mbahet më 25 dhe 26 dhjetor, do të zhvillohet në një lokacion të ri. Ngjarja, e paraparë fillimisht në Sallën “1 Tetori”, është zhvendosur në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Arsyeja e ndryshimit lidhet me përdorimin e Sallës “1 Tetori” nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shkak të zgjedhjeve emergjente që do të mbahen më 28 dhjetor. Artistja sqaroi se vendimi është marrë në bashkëpunim me institucionet kompetente për të ruajtur datat dhe cilësinë e prodhimit.

“Të gjitha biletat e blera mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë asnjë veprim shtesë,” shkroi Dafina, duke siguruar fansat se koncerti do të ofrojë të njëjtin standard të lartë dhe një përvojë edhe më të mirë në lokacionin e ri.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist