DAFINA ZEQIRI NË PRAG TË NJË PAUZE NË KARRIERËN MUZIKORE
Written by radio wave on March 12, 2025
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka njoftuar ndjekësit e saj se shumë shpejt do të marrë një pauzë nga muzika. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo ka ndarë emocionet e saj për koncertet e fundit përpara pushimit.
“Koha po fluturon dhe s’kan mbet edhe shumë net magjike me ju pa para pauzës sime… Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment!” – ka shkruar Dafina në postimin e saj.
Megjithatë, artistja ka siguruar fansat se kjo nuk do të thotë ndalim i muzikës, duke shtuar: “P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon!”
Ky njoftim ka ngjallur kureshtje dhe reagime të shumta nga fansat, të cilët mezi presin të zbulojnë më shumë për planet e saj të ardhshme. Për momentin, ajo mbetet e fokusuar në performancat e fundit para pauzës, duke premtuar net magjike për të gjithë ata që do të marrin pjesë.