DAFINA ZEQIRI NË PRITJE TË FËMIJËS SË SAJ TË PARË
Written by radio wave on January 6, 2025
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka konfirmuar se është shtatzënë, duke e shuar çdo dyshim që kishte qarkulluar për këtë lajm. Pas martesës me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, në tetor të vitit të kaluar, Dafina është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ky lajm u bë i njohur përmes një materiali të shpërndarë në emisionin “Prive”, ndërkohë që fansat e vërejtën barkun e saj në një koncert të fundit.
Pavarësisht kësaj, Dafina vazhdon të jetë aktive në karrierën e saj muzikore, duke mbajtur mbrëmje dhe koncerte për adhuruesit.