DASMA E CINDY MARINËS ME GENAR TOPALLIN BËN JEHONË, REAGON EVA MURATI
Written by radio wave on September 16, 2025
Dasma e modeles Cindy Marina me djalin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, Genar Topallin, ka tërhequr vëmendje të madhe dhe është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale e media.
Ceremonia madhështore u zhvillua në Romë, mes miqve dhe familjarëve, duke u kthyer në një nga ngjarjet më të përfolura të javës.
Megjithatë, një reagim të veçantë shkaktoi prezantuesja Eva Murati, e cila në të kaluarën ka pasur një romancë me Genarin. Pas publikimit të fotove dhe komenteve për dasmën, ajo u vu në qendër të vëmendjes me një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.
“Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time”, ishte një nga komentet që mori, ndërsa vetë Murati u shpreh:
“Nuk dua që milionë shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”
Këto fjalë janë parë si një thumbim i hapur ndaj çiftit të ri, ndoshta i ndikuar nga lidhja e saj e dikurshme me djalin e politikanes së njohur.