DEBATI MES ALBANA OSMANIT DHE XHENI KARAJ NË “OPINION” NGJALL REAGIME, ARJAN KONOMI SHPËRTHEN ME OFENDIME
Written by radio wave on September 25, 2025
Ditët e fundit, rrjeti është ndezur nga një debat i fortë mes ish-moderatores Albana Osmani dhe aktivistes së të drejtave të komunitetit LGBT, Xheni Karaj. Përballja ndodhi në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku u diskutua projektligji i ri për barazinë gjinore, i cili ka rikthyer polemikat mbi përbërësit e familjes.
Gjatë debatit, Xheni Karaj përmendi termin “burrneshë”, duke e vendosur në kontekstin e gruas që merr përsipër rolin e burrit në shoqëri. Albana Osmani e interpretoi këtë si një konceptim të burrneshave nga ana e Karajt si burra transgjinorë, gjë që solli përplasje të menjëhershme mes tyre në studio.
Pas emisionit, reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta, por më i bujshmi erdhi nga opinionisti Arjan Konomi, i cili publikoi një video në Instagram ku shpërtheu në ofendime ndaj Albanës. Ai e ironizoi rikthimin e saj në ekran pas një kohe të gjatë, duke thënë se televizioni e kishte trajtuar gjithmonë si “më torollaqen e televizioneve”.
Në vijim, Konomi përdori një gjuhë therëse, duke thënë me ironi se Albana kishte “mendime të bukura për tema të rëndësishme” dhe se ishte “e zgjuar, e pjekur dhe me kulturë”, për ta përfunduar me një urim ironik:
“Mos të pafshim më me mendime të tilla.”
Ai shtoi gjithashtu një koment të fortë, duke e quajtur “burrneshë tropoje” dhe duke sulmuar mediat që sipas tij e ftojnë vetëm për “klikime”.
Ky debat dhe reagimi i Konomit kanë hapur një tjetër valë diskutimesh online, ku ndjekësit janë ndarë mes mbështetjes për Albanën, kritikave ndaj saj, por edhe ndaj gjuhës së ashpër të opinionistit.