Current track

Title

Artist

Deklarata e bujshme e Milaim Zekës: “Olta Gixhari më ka kërcënuar, kam dëshmi për gjithçka”

Written by on November 24, 2025

Milaim Zeka ka ndezur sërish debatet në botën e showbizit shqiptar pas një deklarate tronditëse dhënë për emisionin “Prive”. Në rubrikën “Koment për Koment”, ish-opinionisti i “Big Brother VIP Kosovo” zbuloi se ka pasur një konflikt serioz me OIta Gixharin, me të cilën kishte ndarë panelin e opinionistëve sezonin e kaluar.

“Problemi im më i madh ishte me Oltën, sepse ishte femër. Ne jemi edukuar që njeriu ligësinë më të madhe e bën kur matet me fëmijë dhe me femra. Po të ishte mashkull, do të ishte bërë skandal i madh në historinë e Big Brother”, u shpreh Zeka, duke lënë të kuptohet se tensionet në prapaskenë kanë qenë shumë më të forta se ato që janë parë në ekran.

Zeka madje deklaroi se Olta Gixhari e ka kërcënuar në prezencë të produksionit. “Më ka thënë që ma ndalon Morinën, të cilën s’ma ka ndaluar as serbi e jo më Olta. Pas kësaj, është dashur të largohem nga ‘BBVK’ me lutjet e tyre. Kam qëndruar, por nuk kam komunikuar me Oltën”, tha ai, duke zbuluar për herë të parë prapaskena të pazëshme të reality show-t.

Deklarata e tij nuk është ndalur me kaq. Zeka e ka trajtuar temën edhe në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ku la të nënkuptohet se situata ka qenë shumë më serioze sesa ç’është zbuluar publikisht. “Unë e kam treguar vetëm tre për qind të asaj që ka ndodhur. Po të kisha mentalitet tjetër, do ta kisha quajtur kërcënim, sepse ka qenë kërcënim. Ka qenë çështje e produksionit, ia kam thënë Oltës. Nuk më kalon mua asgjë në hava. Kam shumë dëshmi”, theksoi ai.

Deklaratat e Zekës kanë hapur një ciklon të ri polemikash, duke shtuar tensionet mes emrave të njohur të ekranit. Ndërsa Olta Gixhari ende nuk ka reaguar publikisht, mbetet për t’u parë nëse ky konflikt do të marrë një kthesë të re dhe nëse produksioni i “BBVK” do të ndërhyjë për të sqaruar situatën.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist