Current track

Title

Artist

DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS – URIM NGA STAFI I RADIO WAVE

Written by on February 17, 2025

Sot, 17 Shkurt, festojmë një nga ditët më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar – Ditën e Pavarësisë së Kosovës! Kjo ditë simbolizon sakrificën, guximin dhe përpjekjet e popullit Shqiptar të Kosovës për liri dhe shtetësi. Pas dekadash luftë dhe sakrificë, në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, duke hapur një kapitull të ri me shpresë dhe prosperitet për të ardhmen.

Stafi i **Radio Wave** përshëndet të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe ju uron përzemërsisht gëzuar 17 Shkurtin! Kjo ditë na kujton forcën dhe unitetin tonë si komb, si dhe përgjegjësinë për të punuar së bashku për një Kosovë më të mirë, më të zhvilluar dhe më të begatë.
Le të vazhdojmë ta nderojmë këtë ditë me krenari dhe unitet, duke mos harruar asnjëherë ata që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetësinë tonë.

Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist