Current track

Title

Artist

Donald Trump “hedh sytë” nga Netflix: Investim milionësh në obligacione dhe lëvizje të tjera financiare

Written by on March 5, 2026

Një dokument i ri i deklarimit financiar i publikuar nga Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë në pah një lëvizje interesante në portofolin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Sipas formularit të dorëzuar më 26 shkurt, Trump ka investuar në obligacione të Netflix gjatë muajit janar. Blerja është realizuar në dy faza: më 2 janar me një shumë që varion mes 500 mijë dhe 1 milion dollarë, si dhe më 20 janar me një tjetër investim mes 100 mijë dhe 250 mijë dollarë. Në total, investimi i tij në këto obligacione llogaritet të jetë midis 600 mijë dhe 1.25 milion dollarë.

Interesant është fakti se kjo lëvizje financiare përkon me ditën kur Netflix tërhoqi ofertën për të blerë Warner Bros. Discovery, një zhvillim që trazoi tregun mediatik.

Dokumenti zbulon gjithashtu një aktivitet të gjerë financiar nga ana e Trump, me 83 transaksione të tjera të raportuara, përfshirë investime në obligacione të Sirius XM. Sipas deklarimeve të mëparshme, ai kishte investuar edhe në obligacione të Netflix dhe Warner Bros. Discovery që në dhjetor, në vlerë rreth 1 milion dollarë.

Ekspertët financiarë theksojnë se blerja e obligacioneve nuk do të thotë zotërim aksionesh. Në këtë rast, Trump praktikisht i ka huazuar para kompanive dhe përfiton interesa periodike nga këto detyrime, ndërsa në përfundim të afatit të obligacionit, merr mbrapsht kapitalin e investuar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist