Current track

Title

Artist

Dramë dhe ironi në shtëpi, zgjedhja e Juelës ndez debat mes banorëve

Written by on February 25, 2026

Tensionet janë rritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pasi “Kutia e Pandorës” u hap nga Juela Nikolli, duke e vendosur atë përballë një vendimi të vështirë. Ajo duhej të zgjidhte tre emra që do të shkonin në nominim bashkë me Rogertin, një lëvizje që tronditi balancat e lojës.

Tre banorët e përzgjedhur ishin Greta Kazazi, Selin Bollati dhe DJ Gimbo. Vendimi solli reagime të menjëhershme, ku ironia dhe kritikat nuk munguan.

Selin reagoi me humor, duke e cilësuar Juelën një “lojtare shumë të fortë” dhe zgjedhjen e saj “të paparashikueshme”, ndërsa buzëqeshja e saj la të kuptohej se situata po merrej me sportivitet.

Nga ana tjetër, Greta u shpreh se e kishte pritur këtë vendim, duke e konsideruar Juelën një lojtare të dobët, por theksoi se ndihet e kënaqur me rrugëtimin e saj në lojë, edhe nëse aventura përfundon këtë të shtunë.

Tashmë, gjithçka mbetet në dorën e publikut, ndërsa pritet me kuriozitet të shihet se cili prej të nominuarve do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri në spektaklin e radhës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist