Current track

Title

Artist

DUA LIPA PËRJETON MOMENTE TË PAKËNDSHME NË KONCERT – FANSI E PREK PALEJË, RRJETI SHPËRTHEN NË REAGIME

Written by on October 6, 2025

Një video nga koncerti i Dua Lipës në Los Angeles është bërë virale dhe ka ndezur rrjetet sociale! Ylli shqiptar me famë botërore po performonte dhe, si gjithmonë, iu afrua fansave për t’i përshëndetur dhe për të bërë foto — por momenti mori një kthesë të pakëndshme.

Në klipin që po qarkullon kudo, Dua shihet duke i falënderuar fansat me buzëqeshje, kur papritur një burrë e përqafon dhe e prek në mënyrë të papërshtatshme. Ai vendos dorën në shpinën e saj dhe më pas e lëviz poshtë, në zonën e vitheve. Rojet e sigurisë reaguan menjëherë, duke e ndalur situatën dhe larguar burrin nga zona.

Videoja ka shkaktuar zemërim të madh online. “Kjo më acaron shumë… Dua po përpiqet t’u afrohet fansave të saj dhe disa njerëz e marrin këtë në mënyrën më të keqe të mundshme. I urrej njerëz të tillë”, shkroi një vajzë në platformën X, ku pamjet u shpërndanë me mijëra herë.

Fansat e Dua Lipës kanë mbushur rrjetet me komente mbështetëse, duke i bërë thirrje publikut që të respektojë hapësirën personale të artistëve dhe të mos shfrytëzojë momentet e afërsisë gjatë koncerteve. “Ajo gjithmonë përpiqet të jetë pranë nesh, mos e bëni të ndalojë së qenë kaq e afërt me fansat”, shkroi një tjetër ndjekës.

Megjithë incidentin, Dua e përfundoi performancën si një profesioniste e vërtetë, duke mos e lejuar situatën të ndikojë në energjinë e saj në skenë. Dhe fansat janë të një mendimi: ajo meriton vetëm respekt dhe dashuri!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist