EKSPERTI I IMOBILIAREVE MANDI JATAGANI NË “WAVE BREAKFAST SHOW”: TIRANA PO PROJEKTOHET PËR 3 MILION BANORË DHE NJË METRO NËN TOKË
Written by radio wave on February 12, 2025
Eksperti i njohur i pasurive të paluajtshme, Mandi Jatagani, ishte i ftuari special në emisionin “Wave Breakfast Show” të moderuar nga Ergys Bamci. Gjatë bisedës, ai ndau analiza dhe parashikime mbi tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duke theksuar se çmimet janë në rritje dhe investimi sa më i shpejtë është strategjia më e mirë.
Sipas Jataganit, Tirana po ecën drejt një transformimi të madh urban, duke u shndërruar në një qytet me tre milionë banorë dhe me një sistem metroje nën tokë. Ai theksoi se spekulimet për uljen e çmimeve nuk janë të bazuara në realitet dhe nuk mund të merren seriozisht. “Sa më shpejt të investosh, aq më mirë është, sepse çmimet po rriten”, u shpreh ai.