Elijona Binakaj shpallet finalistja e dytë e Big Brother VIP Kosova 4
Written by radio wave on February 17, 2026
Spektakli Big Brother VIP Kosova ka përzgjedhur finalisten e dytë të këtij edicioni pas një gare të fortë mes banorëve të mbetur në shtëpi.
Në garë për vendin e finales ishin Londrim Mekaj, Elijona Binakaj, Hygerta Sako, Ardit Stafaj si dhe motrat Suanita Rrusta dhe Aurora Rrusta.
Fillimisht nga gara u eliminuan motrat Rrusta, më pas Ardit Stafaj dhe në fund Hygerta Sako, duke e lënë përballjen vendimtare mes Elijona Binakajt dhe Londrim Mekajt.
Pas votimit të publikut, finalistja e dytë e këtij sezoni u shpall Elijona Binakaj. Ajo i bashkohet në finale Ludo Lee, i cili ishte shpallur finalisti i parë disa ditë më parë.
Finalja e madhe e këtij spektakli pritet të mbahet më 27 shkurt, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do ta fitojë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.