Current track

Title

Artist

ELINARA SHEHU NË ZI: NDAHET NGA JETA NËNA E SAJ

Written by on July 25, 2025

Sot është një ditë shumë e trishtë për fermeren dhe ish-banoren e Ferma VIP 2, Elinara Shehu, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së saj të dashur.
Në një postim prekës në rrjetet sociale, Elinara ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e nënës, me një mesazh që ka prekur zemrat e ndjekësve:

“Ëngjëll në tokë e në qiell e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe pulbardha ime!”

Elinara kishte një lidhje të jashtëzakonshme me mamanë e saj, me të cilën bashkëjetonte dhe për të cilën shpesh fliste me dashuri gjatë qëndrimit të saj në reality-show-n Ferma VIP 2. Gjatë programit, ajo kishte treguar për gjendjen shëndetësore të rënduar të nënës dhe mbështetjen e pakushtëzuar që i kishte dhënë gjithmonë.
Humbja e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe figura publike kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet me Elinarën në këtë moment të vështirë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist