Current track

Title

Artist

estela koÇi, administratorja e pËrgjithshme e credins invest : fondi privat i pensionit, nje investim i sigurtË pËr tË ardhmen

Written by on September 26, 2025

Në një kohë kur siguria financiare bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, planifikimi i pensionit nuk duhet të shihet si një çështje e largët, por si një domosdoshmëri e përditshme. Këtë mesazh përcolli edhe znj. Estela Koçi, Administratore e Përgjithshme e Credins Invest, gjatë një interviste të zhvilluar në Radio Wave në Wave Breakfast Show.

Pse duhet menduar për pensionin që sot?

Sipas znj. Koçi, pensioni është pjesë e planit të jetës dhe sa më herët të nisë kursimi, aq më i madh është fondi i akumuluar në të ardhmen. “Edhe një shumë modeste, si 10 euro në muaj, pas 20–30 vitesh kthehet në një garanci të fortë financiare për jetën e nesërme”, – theksoi ajo.

Avantazhet e pensionit privat

Gjatë intervistës u theksua se pensioni privat ofron disa përfitime kryesore:

Përballon inflacionin dhe ruan vlerën e parasë në kohë.

Është i trashëgueshëm, sipas ligjit për trashëgiminë.

Është i aksesueshëm 5 vite para daljes në pension.

Është një investim i sigurt dhe nuk tatohet në burim.

Mund të kontrollohet në çdo kohë dhe funksionon me transparencë të plotë.

Shuma e akumuluar tërhiqet në formën e pensionit të përmuajshëm.

Përfitime edhe për bizneset

Një tjetër element i rëndësishëm është fakti që shumë kompani tashmë kontribuojnë për punonjësit e tyre. Kontributet në fondet e pensioneve private janë të zbritshme tatimore, duke sjellë përfitime si për punëmarrësit, ashtu edhe për punëdhënësit.

“Sfida më e madhe sot është edukimi i punëdhënësve dhe punëmarrësve për të kuptuar rëndësinë e kësaj skeme”, – u shpreh znj. Koçi.

Pjesë e fondit, pa kufizime

Një element tjetër lehtësues është fakti se qytetarët mund të hapin pension privat tek Credins Invest pavarësisht në cilën bankë kanë llogarinë e tyre. Procesi është i thjeshtë dhe fleksibël: secili mund të përcaktojë shumën që dëshiron të kursejë dhe ta ndryshojë atë sipas mundësive.

Mesazhi për të rinjtë

Për të rinjtë që mendojnë se pensioni është shumë larg, mesazhi i znj. Koçi ishte i qartë:
“Pensioni privat është një investim i sigurt, afatgjatë dhe i trashëgueshëm, një formë solidariteti mes brezash që garanton të ardhmen financiare të çdo individi dhe familjeje.”


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist