Current track

Title

Artist

Eurovision në prag krize: gjermania kërcënon bojkot, vendoset fati i Izraelit për 2026

Written by on December 3, 2025

Eurovision po përballet me një moment kritik, teksa të enjten anëtarët e European Broadcasting Union pritet të vendosin nëse Izraeli do të lejohet të marrë pjesë në edicionin e vitit 2026. Disa shtete, përfshirë Slloveninë, Irlandën, Spanjën dhe Holandën, kanë paralajmëruar bojkot nëse Izraeli nuk përjashtohet, duke përmendur situatën humanitare në Gaza dhe mbi 70,000 viktima.

EBU do të diskutojë rregulla të reja për të shmangur ndërhyrjet politike dhe promovimin e tepruar të këngëve, pas polemikave të këtij viti ku Izraeli u rendit i dyti. Nëse anëtarët nuk bindën nga këto ndryshime, mund të zhvillohet një votim vendimtar për pjesëmarrjen.

Ekspertët e cilësojnë këtë si një pikë të vërtetë krize për Eurovision, me rrezikun e një rënieje të madhe të audiencës dhe sponsorizimeve në rast të bojkotit. Gjermania gjithashtu mund të tërhiqet, ndërsa Austria si vend mikpritës kërkon që Izraeli të jetë pjesë e garës.

Ndërkohë, transmetuesi izraelit KAN e konsideron të padrejtë diskutimin për përjashtim, duke theksuar se ka respektuar të gjitha rregullat e EBU-së. Rusia mbetet e përjashtuar që prej pushtimit të Ukrainës në 2022.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist