FERONIT SHABANI – FERO: NJË RIKTHIM I PAZAKONTË NË MUZIKË
Written by radio wave on January 28, 2025
Feronit Shabani, i njohur si Fero, është një emër që për dy vite ka munguar nga skena muzikore shqiptare. Ish-reperi nga Gjilani u tërhoq nga muzika për t’iu përkushtuar familjes dhe fesë islame, duke e lënë pas një karrierë që ndikoi shumë në industrinë muzikore shqiptare.
Gjatë kësaj periudhe, ai kishte bërë të qartë se nuk do të rikthehej më në muzikë, megjithatë veprat e tij artistike mbeten të paharruara për adhuruesit. Në një intervistë të fundit në emisionin “The Elite Way” me Elita Rudin, Fero ka folur për të kaluarën e tij në muzikë dhe ndikimin që ai beson se ka pasur në skenën shqiptare.
“Unë besoj se kam qenë tekstshkruesi më i mirë, tash po kthehem prapë te Fero i vjetër, besoj më i miri që ka ekzistuar në Shqipëri,” u shpreh reperi me bindje. Duke reflektuar mbi karrierën e tij, ai shtoi: “Mendoj se kam qenë njëri prej tekstshkruesve më të fortë që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqiptari, gjithashtu edhe reperi më i fortë që ka ekzistuar ndonjëherë në shqiptari.”
Deklaratat e Feros vijnë si një konfirmim i vetëbesimit që ai ka për aftësitë e tij artistike, duke theksuar se secili ka të drejtën e mendimit për vetveten dhe për të tjerët.
Rikthimi i tij në muzikë, edhe pse jo si një vendim për të vazhduar karrierën, ka ngjallur kureshtje tek publiku, duke rikujtuar ndikimin që ai ka pasur si një nga emrat më të spikatur të hip-hop-it shqiptar.