Current track

Title

Artist

Ferr në parajsë: Rrëshqitja misterioze që zhduku familje në kampingun e famshëm të Zelandës së Re

Written by on January 22, 2026

Një fundjavë pushimesh u shndërrua në makth në Zelandën e Re, pasi një rrëshqitje e fuqishme dheu goditi kampingun e njohur “Mount Maunganui” gjatë stuhive të dendura në Ishullin Verior, duke lënë pas persona të zhdukur, mes tyre edhe një fëmijë.

Shërbimet e emergjencës vijojnë kërkimet në kushte ekstreme, ndërsa çdo orë që kalon shton ankthin e familjarëve. Ministri i Emergjencave, Mark Mitchell, përshkroi skenat si “një zonë lufte”, me helikopterë që fluturonin mbi bregdetin lindor për të shpëtuar familje të bllokuara në çati nga përmbytjet dhe balta.

Gjendja e jashtëzakonshme lokale u shpall në pesë rajone, ndërsa pamjet nga mali “Mount Maunganui” tregojnë furgonë kampingu të përmbysur, pemë të shkulura nga rrënjët dhe një terren të shkatërruar, që mezi njihet më si zonë pushimi.

Dëshmitarët rrëfyen për mediat lokale se dëgjuan një zhurmë të fortë, si shpërthim, përpara se një masë e madhe dheu të shkëputej nga kodra dhe të përplasej mbi kamping. Brenda pak sekondash, parajsa turistike u mbulua nga balta dhe paniku.

Ndërsa kërkimet vazhdojnë, vendi mban frymën në pritje të lajmeve, mes shpresës për mrekulli dhe frikës se stuhia ka marrë më shumë jetë sesa duket.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist