FJOLLA MORINA SINGLE, BURRIN E RRADHËS E DO SI ADEM JASHARI…
Written by radio wave on March 4, 2025
Intervistat kanë qenë të rralla këtë periudhë për këngëtaren Fjolla Morina. Edhe pse lajmet për të nuk kanë munguar, ajo ka preferuar të qëndrojë larg studiove televizive. Së fundmi, kjo mungesë u plotësua me një rrëfim ekskluziv në emisionin “Studio A” në ATV, ku artistja foli hapur për jetën personale dhe profesionale.
Përveç angazhimeve në muzikë dhe jetën familjare, Fjolla u pyet edhe për jetën e saj sentimentale. Ajo tregoi se aktualisht është beqare, pavarësisht se disa muaj më parë kishte pohuar se ishte në një lidhje me një biznesmen shqiptar në Dubai. “Ana romantike, e lumtur veç vet. Në paqe, s’kam kohë shumë. Të thashë, nuk po dal. Që të gjesh të dashur duhet të dalësh në klube, festa,” u shpreh ajo, duke theksuar se për momentin nuk po kërkon një partner.
Këngëtarja shtoi se nuk është e prirur për njohje përmes rrjeteve sociale dhe iu kujtua nga moderatorja se më parë kishte premtuar një dasmë të madhe. “E kam premtuar një dasmë të madhe, por s’po më bëhet. Kur nuk e ke komunikimin e mirë me personin në fjalë, mendoj që është më mirë ta shkëpusësh lidhjen dhe s’ke nevojë të merresh më me të. Kemi kohë sa të duash, burra sa të duash,” tha ajo me humor.
Në lidhje me preferencat për një partner të ardhshëm, Fjolla u shpreh se nuk dëshiron dikë nga bota e muzikës. Duke zbuluar idealin e saj, ajo theksoi: “I dua si Adem Jashari!”, duke lënë të kuptohet se e pëlqen një mashkull me karakter të fortë dhe parime të qarta.
Sigurisht, me kaq shumë burra në dispozicion dhe me kaq shumë kohë për të zgjedhur, mbetet për t’u parë se kur do vijë ai momenti i dasmës së madhe! Deri atëherë, mund të jemi të qetë që Fjolla është në paqe… veç vet!