GETINJO KA NJE MESAZH ZEMRE PER SHQIPTARET
Written by radio wave on October 17, 2024
Reperi shqiptar Getinjo ka ndarë një mesazh reflektues në rrjetet sociale, duke përshëndetur ndjekësit e tij pa dallim feje, ngjyre apo bindjeje politike. Ai thekson rëndësinë e bashkimit mes njerëzve dhe dëmshmërinë e urrejtjes në shoqërinë moderne, duke shprehur zhgënjimin për distancimin emocional që po ndodh.
Getinjo bën thirrje për reflektim, duke theksuar se kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Ai kritikon ndikimin negativ të teknologjisë dhe parasë në marrëdhëniet njerëzore, duke pohuar se këto elemente po e shkatërrojnë kuptimin e lidhjeve humane.
Në përfundim, ai rikujton vlerat e traditës dhe nevojën për t’u rikthyer te ato, duke na inkurajuar të vlerësojmë lidhjet që na mbajnë të bashkuar. Mesazhi i tij rezonon me shumë njerëz që ndihen të ndarë, duke sjellë një thirrje për bashkim dhe dashuri. Ja mesazhi i tij i plote:
“I pershendes krejt njerezit,pa dallim feje,pa dallim bindje politike,pa dallim ngjyre! Me t’vertete jemi largu nga njeri tjetri,jemi tu e urry njeri tjetrin,per se gjalli po dojm me u hanger.Kur t’jeni te qete dhe jeni vetem, mendoni pak se sa kemi nevoj per njeri tjetrin,erdh koha qe interneti dhe parja me na ba lamsh raportet dhe dashnine,me na ba lamsh ment e krehes! Un jom bira e fundit e kavallit qe thojn me i dhan mend dikujt,po pasha Zotin e madh sipas gjysherve tone dhe fjaleve qe i kan lan kurre ne jete sjemi kan keshtu!!!!!!! Ju pershendes❤️”