Current track

Title

Artist

gjeti pyetjen e vox pop dhe u kthye ne fenomen, Teki Gaçe në Radio Wave: Një ish-ushtarak dhe mjeshtër i rrobaqepësisë ndan historitë e tij frymëzuese

Written by on December 3, 2025

Në Radio Wave patëm kënaqësinë të presim z. Teki Gaçe, ish-Oficer i Ushtrisë dhe Kolonel, më pas një nga mjeshtrit më të njohur të rrobaqepësisë në Vlorë dhe Tiranë, i shoqëruar nga zonja e tij. Vizita e tij erdhi pas videos virale ku ai dha me humor dhe zgjuarsi përgjigjen për pyetjen e famshme: “Si quhet gruaja e Ismail Qemalit?”. Ky moment krijoi një atmosferë të veçantë dhe plot energji në studio.

Gjatë bisedës, z. Gaçe ndau eksperiencën e tij të gjatë me literaturën e Rilindasve dhe veçanërisht për figurën e Ismail Qemalit. Ai e përshkroi Qemalin jo thjesht si “Plakun e mençur të Vlorës”, por si një burrë shteti me vizion, inteligjencë dhe atdhedashuri, i cili kontribuoi edhe në çështjen e Kosovës dhe gjithmonë ruajti krenarinë për vlerat kombëtare, pa u dorëzuar në politikat e jashtme.

Në një moment më personal, z. Gaçe zbuloi se është xhaxhai i Aurela Gaçes dhe se admiron shumë muzikën e saj, duke përmendur këngën e ndjerë “Jam e pafajshme”.

Për t’i shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen, Alpet Albania dhe Radio Wave e surprizuan të ftuarin me 50 litra karburant, si një simbol i historive të tij të jashtëzakonshme dhe energjisë pozitive që sjell.

Radio Wave ju fton të vazhdoni të ndiqni historitë frymëzuese dhe personazhet e veçantë nga e gjithë Shqipëria, të cilët na tregojnë se pasionet dhe përkushtimi bëjnë diferencën.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist