Current track

Title

Artist

GJIKO THYEN HESHTJEN PAS AKUZAVE: “ISHIN VITET MË TË VËSHTIRA TË JETËS SIME”

Written by on September 15, 2025

Reperi i njohur Gjiko ka folur për herë të parë pas përfundimit të procesit gjyqësor, ku ishte akuzuar për abuzim me një të mitur. Në një intervistë për Top Channel, ai e cilësoi atë periudhë si më të errëtën dhe më të rëndën e jetës së tij dhe të familjes.

“Ka qenë një vajzë pothuajse 18 vjeçare, që bashkëjetonte me dikë tjetër. Ajo e ka thënë këtë në deklaratën në polici dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me mua,” – tha reperi, duke shtuar se vajza kishte qenë një fanse e zjarrtë që kishte insistuar të krijonte kontakt me të.

Gjiko tregoi se kishte dorëzuar prova konkrete, mesazhe ku ai i kërkonte vajzës ta linte të qetë, duke dëshmuar se nuk ishte i interesuar për asgjë më shumë. Këto prova, sipas tij, u morën parasysh nga gjykata, e cila në fund e shpalli të pafajshëm.

“Ka qenë një periudhë që la gjurmë të thella, por përfundimi i saj i dha fund një kapitulli të rëndë për mua dhe për familjen time,” – u shpreh artisti.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist