Greta trazon shtëpinë e BBVIP albania: vendimi i fortë që çon gjithë meshkujt në nominim
Written by radio wave on January 28, 2026
Greta Kazazi ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javës që lamë pas, pasi mbajti rolin e lideres në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Një pozitë që nuk vjen vetëm me privilegje, por edhe me vendime të vështira që mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës.
Si lidere, Greta fitoi një avantazh të rëndësishëm, i cili iu komunikua zyrtarisht gjatë spektaklit të së martës. Momenti kulmor erdhi kur moderatori Ledion Liço e pyeti drejtpërdrejt se kë do të dërgonte në nominim: djemtë apo vajzat e shtëpisë.
Pa hezitim, Greta bëri zgjedhjen që tronditi banorët dhe publikun. Ajo vendosi që në televotim të shkonin të gjithë meshkujt, duke argumentuar se vajzat, sipas saj, po tregojnë më pak dinamika në lojë.

“Meshkujt, sepse mendoj se Rogerti mund të dalë. Vajzat kanë më pak dinamika në shtëpi”, u shpreh Greta, duke e bërë të qartë se vendimi i saj kishte edhe një llogari strategjike.
Ndërkohë, Rogerti ndodhet tashmë në nominim të përhershëm, pas shkeljes së rregullave të shtëpisë nga vendimi i Vëllait të Madh, çka e bën situatën edhe më të tensionuar. Si të mos mjaftonte kjo, programi u trondit edhe nga përjashtimi i Kejsit, e cila u largua për shkak të thyerjes së rregullave.
Me këto zhvillime të forta, “Big Brother VIP” hyn në një fazë edhe më të nxehtë, ku çdo vendim i lideres dhe çdo gabim i banorëve mund të kushtojë shtrenjtë. Loja sapo është bërë më e ashpër.