Groenlanda ndal luftën e tarifave: Marrëveshja sekrete e Trump në Davos që tronditi Europën
Written by radio wave on January 22, 2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, surprizoi opinionin ndërkombëtar të mërkurën duke njoftuar se nuk do të vendosë tarifa për tetë vende europiane, masa që pritej të hynte në fuqi më 1 shkurt. Arsyeja? Një seri bisedimesh të fshehta dhe “produktive” në Davos me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku në qendër të vëmendjes ishte… Groenlanda.
Burime pranë takimit bëjnë me dije se dy udhëheqësit arritën një marrëveshje paraprake lidhur me të ardhmen strategjike të ishullit Arktik, një territor që prej kohësh shihet si kartë e fortë gjeopolitike. Trump u shpreh se ky kompromis do të ishte “në dobi të SHBA-së dhe të gjithë anëtarëve të NATO-s”, duke lënë të kuptohet se prapa skenës po negociohet shumë më tepër sesa thjesht çështje tarifash.

Në një deklaratë që qetësoi tensionet, presidenti amerikan përjashtoi kategorikisht përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke hedhur poshtë skenarët dramatikë që kishin qarkulluar në media.
Davos u kthye kështu në skenën e një loje të madhe diplomatike, ku tarifat u pezulluan, aleancat u rikonfirmuan dhe Groenlanda doli në qendër të një pazari që mund të ndryshojë ekuilibrat në Arktik. Një marrëveshje që ndali tarifat sot, por që mund të hapë kapituj të rinj intrigash nesër.