Current track

Title

Artist

Heshtje në Hollywood: Shuhet në moshë të re ylli i “The Wire” dhe “It”

Written by on December 22, 2025

Bota e kinemasë është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të aktorit amerikan James Ransone. I njohur për rolin ikonik të Ziggy Sobotka në serialin kult “The Wire” dhe për interpretimin e Eddie Kaspbrak në filmin horror “It: Chapter Two”, Ransone u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare.

Sipas raportit të mjekut ligjor të Qarkut të Los Angeles, aktori ka ndërruar jetë të premten, ndërsa shkaku i vdekjes është listuar si vetëvrasje, raportojnë mediat ndërkombëtare. Lajmi ka prekur thellë fansat dhe kolegët e tij, të cilët e kujtojnë si një aktor të talentuar dhe me prani të fortë skenike.

Për adhuruesit e filmave horror, Ransone do të mbetet në kujtesë si versioni i rritur i Eddie Kaspbrak në “It: Chapter Two” (2019), një rol që i solli vëmendje të madhe dhe vlerësime pozitive. Një humbje e papritur që lë pas trishtim dhe shumë pikëpyetje në botën e artit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist